Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç e më pas e ka gjuajtur me ujë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Debati mes Musliut e Pecit ka eskaluar teksa deputetja e PDK-së e ka lëshuar mbledhjen e komisionit pas përplasjes.
“Ti je rrugaç bre, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton”, ka thënë Musliu teksa ka lëshuar mbledhjen.
“Ti je shumë e kulturume, po shihet ajo pjesa e kulturës” ia ka kthyer ministri Peci.
Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli ka kërkuar pauzë pas përplasjes së deputetes Musliu me ministrin Peci.