Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar ashpër opinionistes Luljeta Aliu për deklaratën që ajo ka bërë mbrëmë në emisionin Pressing në T7.
Në një shkrim në profilin e saj në Facebook, Musliu ka thënë se Aliu është “mjerane e gërditshme”.
Ajo të njëjtën e ka quajtur raciste të ndyrë.
Luljeta Aliu ka eskaluar në debatin “Pressing” në T7 ku debatonte me Aridan Kastratin, i cili së fundmi aderoi në PDK.
Ky i fundit i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë me barazu votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.
E këtu Aliu eskaloi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”
Kastrati reagoi duke i thënë se po i ofendon mbi 200 mijë votues të PDK-së, duke i konsideruar si njerëz të barabartë me serbët e Kralevës në Serbi.