0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ganja e Lladrovci si gjithmonë në “aksion”, i pëshpëritin diçka Kurtit, plasin të qeshurat

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, dhe kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ceremonisë së shënimit të 22 vjetori të Epopesë së UÇK’së në Kazermën “Adem Jashari”, kanë gjetur kohë edhe për batuta.

- Advertisement -

Të dy në një video të publikuar, shihen teksa i pëshpëritin diçka Kurtit pas shpine, derisa ky i fundit shpërthen në të qeshura.


Lladrovci më pas nuk ka pranuar të jap detaje se për çfarë mund të kenë biseduar në ato momente.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që Kurti është cak i deputetes, Ganimete Musliu. Gjatë seancës kur ishte zgjedhur Glauk Konjufca kryetar Kuvendi, Musliu bashkë me disa deputetë të tjerë kanë vendosur flamuj të vegjël kuq e zi para deputetëve të VV’së, përfshirë edhe Kurtin.

- Advertisement -

Ndërkohë në fjalimin e parë të Kurtit në Kuvend si kryeministër, Ganimete Musliu, i kishte vendosur Kurtit në xhaketë një karficë me dy flamuj të vegjël, atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit