7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Gara për kreun e LDK-së: A do ta fitojë ish-komandant Antoni Quni “betejën” brenda LDK-së?

Rekomandime

Më 14 mars përfundon epoka 10 vjeçare e Isa Mustafës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo parti më këtë datë do të mbajë Kuvendin e saj ku do të zgjedhen organet e reja drejtuese, kryetari dhe Kryesia e re.

- Advertisement -

Si parti që shënoi rezultatin më të keq që nga themlimi në zgjedhjet e fundit, ku u renditet e treta, Kuvendi i 14 Marsit, vlerësohet jetik për jetesën e mëtejme të LDK-së.

Shumë emra po përfliten si kandidat të mundshëm për kryetar të LDK-së, por deri tani i vetmi që e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të marrë timonin e parties është ish-komandanti i Koshares, Anton Quni, ministër actual në detyrë i Forcë së Sigurisë së Kosovës.

Quni e ka konfirmuar kandidaturën në një nga mediat kosovare, ku ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK-së.
“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye dhe faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehur mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në Vetëvendosje brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka thënë Quni, duke premtuar kështu rikthimin edhe të Vjosa Osmanit në parti.

- Advertisement -

Që nga koha kur ushtarku shpalli kandidaturën, ende asnjë nga zyrtarët e LDK-së nuk i ka “shpallur” luftë, përjashto një zyrtar të thjeshtë të parties, Skender Gashi, i cili përmes një statusi në Facebook ka thënë se do t’ia mësyjë edhe ai “luftës” për të marrin timonin e parties.

Por sigurisht, ky i fundit nuk pritet ta fitojë betejën ndaj Qunit.

- Advertisement -

Pyetja është nëse ish-komandanti i Koshares do ta fitojë “betejën” me kundërkandidatë seriozë kur zyrtarisht do ta sfidojë, shkruan Kosova Ime.

Lutfi Haziri, Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku janë personat që më së shumti përfliten në opinion si kundërkandidatë të mundshëm të Qunit.

Haziri e ka lënë të kuptohet se mund të shpallë kandidaturë, kurse Shala e Abdixhiku kanë zgjedhur heshtjen deri tani.

Deri zhvillimi i betejës kanë mbetur edhe një javë, dhe mbetet të shihet nëse komandant Quni do ta fitojë “betejën” brenda “shtëpisë së tij” për ta marrë udhëheqjen dhe më pas, sigurisht i mbetet ta fitojë “luftën”, ta këndellë LDK-në. /Kosova Ime/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit