7.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

‘Garda’ e vjetër mbetet jashtë LDK-së, këta janë emrat e rinj të Kryesisë

Rekomandime

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pritet që gjatë ditës së sotme të zgjedh përmes Këshillit të Përgjithshëm edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së re të kësaj partie.

Siç merr vesh media nga burimet e saja, Agim Veliu, Arban Abrashi, Haki Rugova e Naser Osmani nuk do të jenë më pjesë e Kryesisë së kësaj partie.

- Advertisement -

Derisa këta emra pritet të zëvendësohen me një emër të ri siç është Brikenda Kryeziu.

Pjesë e Kryesisë së re do të jenë edhe kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Imri Ahmeti që ka mbajtur deri më tani pozitën e nënkryetarit të LDK-së. Të dy këta emra, ishin pjesë e Kryesisë së vjetër në këtë subjekt politik.

Sipas burimeve, nënkryetar i LDK-së pritet të zgjidhet ish-nënkryetari i Kuvendit nga kjo parti, Kujtim Shala.

- Advertisement -

Po ashtu, siç mëson medias ish-kryetari i Ferizajt nga LDK-ja, Muharrem Svarqa do të zëvendësohet me kandidatin për deputet të LDK-së nga Ferizaj, Dardan Dibrën.

“Agimi Veliu, Haki Rugova, Arban Abrashi, Naser Osmani nuk do të jenë më pjesë e Kryesisë së LDK-së. Nënkryetar pritet të zgjidhet Kujtim Shala. Ndërsa, Lutfi Haziri, Imri Ahmeti dhe Brikenda Kryeziu do të jenë pjesë e Kryesisë së re. Edhe Muharrem Svarqës pritet të zëvendësohet me Dardan Dibrën”, i ka thënë ky burim i medias.

- Advertisement -

Kujtojmë, se zgjedhja e kryetarit të ri dhe të Kryesisë së re të LDK-së, vjen pas dorëheqjes së ish-kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa pas rënies drastike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.

Mbledhja e LDK-së pritet të mbahet sot më 20 mars në ora 14:00 në zyret qendrore të këtij subjekti politik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit