-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Garda Kombëtare e Iowa-s konfirmon gatishmërinë për bashkëpunim me FSK-në

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova po vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak përmes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

- Advertisement -

Garda Kombëtare e Iowa-s, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar vizitën e një grupi të ushtarakëve të saj në Kosovë.

“Eprorët e tanë të lartë ushtarak po vizitojnë Kosovën në përpjekjen tonë të përbashkët dhe të vazhdueshme për stabilitet rajonal”, njoftohet në postim.

Në postimin në Twitter Garda Kombëtare e Iowa-s e ka ilustruar me foto aktivitetin e përbashkët me FSK-në, ku thuhet se janë duke zhvilluar një turne për të parë se si i zhvillon FSK-ja operacionet.

- Advertisement -

Pjesëtarët e FSK’së në kuadër të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë mbajtur para dy ditësh punëtorinë për mbrojtje kibernetike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit