3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gashi: Kurti tash është ulur si pulë, dikur hapte krahët si skifter, Konjufca: Kujdes fjalorin, Arben

Rekomandime

Shefi i Deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kryeministri Kurti që dikur i hapte krahët si skifter ndërsa tash është ulur si pulë. Këto komente ai i bëri në seancën e Kuvendit teksa po diskutohet ratifikimi i dy marrëveshjeve ndërkombëtare. Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka kërkuar atij që të ketë kujdes me fjalorin.

- Advertisement -

“Po ua kujtoj sot kryeministrit të sotshëm dhe ministrit të sotshëm të Financave, se si silleshin në këtë kuvend kur ne diskutonim Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Silleshin duke i hapur krahët si skifter dhe sot janë ulë aty si pula sepse e dinë se çfarë do të thotë të marrësh vendime në interes të shtetit”, ka thënë Gashi.

Pas kësaj, Konjufca i ka tërhequr vërejtjen deputeti të LDK-së.

“Kujdes fjalorin, Arben”, tha ai.

- Advertisement -

Por, shefi i GP të LDK-së tha se fjalët e tij s’janë hera e parë që degjohen duke aluduar në fjalimin e kryeministrit Kurti për “skifter dhe pulë” sa ishte deputet i Vetëvendosjes.

“A janë fjalë të dëgjuara edhe më herët në Kuvend zoti Konjufca”, tha Gashi.

- Advertisement -

Tutje, deputeti i LDK-së tha se partia e tij do t’i përkrah marrëveshjet për dallim nga Lëvizja Vetëvendosje që s’i kishte përkrahur sa ishin në opozitë.

“Të strukesh si pulë sot s’është gjë e keqe me rëndësi është të kuptosh rëndësinë e shtetit dhe pushtetit. Janë dy marrëveshje prej këtyre që janë të propozuara këtu që ne do t’i përkrahim. Është marrëveshja me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit për reagimin emergjen ndaj COVID-19, këtë lloj marrëveshje ju se përkrahnit sa ishit në opozitë vetëm po ua kujtoj. Ne nuk jemi si ju dhe jemi krenar që nuk jemi si ju, sepse interesi i shtetit është më i rëndësishëm. Poashtu ne japim përkrahjen për ratifikimin dhe amandamentin e dytë të marrëveshjes bilaterale dhe qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për projektin e bashkëpunimit të zhvillimit program dhe mbështetje shëndetësore pjesa e dytë. E japim përkrahjen sepse e kemi parasysh përgjegjësinë, sepse nuk shohim që duke e bllokuar një qeveri fitojmë politikisht, nuk është qëllimi ynë”, tha Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit