-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gashi: S’është i korruptuar as i korruptueshëm… Kurti është top për dialog e negociata me Serbinë

Rekomandime

Publicisti Shkëlzen Gashi e ka cilësuar si shumë pozitive marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat e veturave dhe se për herë të parë Kosova po aplikon reciprocitetin për këtë çështje.

- Advertisement -

Për këtë ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti është kryeministër i dialogut dhe negociatave me Serbinë, duke arsyetuar se Kurti nuk ka kompleks të inferioritetit.

“Shumica dërrmuese e e politikanëve të Kosovës që e kanë sunduar Kosovën për këto dy dekada kanë pasë dhe kanë kompleks të inferioritetit fillimisht ndaj Shqipërisë, mandej ndaj Serbisë e kanë nja 100 herë ose ndaj përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare e kanë 1000 herë. Ky kryeministër, ne mund të kritikojmë për shumë gjëra, për mungesë të ekipit e të programit dhe unë s’pres zhvillim apo ndryshim në këto katër vjet në qeverisjen e tij, mirëpo në këtë pikë të dialogut me Serbinë, negociatat dhe raportet me Serbinë ky është top”.

“Nuk është i korruptuar dhe nuk është i korruptueshëm dhe për rrjedhojë nuk është i shantazhuar dhe nuk është i shantazhueshëm. Nuk ka mbi kokë akuza për shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare. Problemi te korrupsioni është se politikanët tonë po shantazhohen dhe për rrjedhojë po pranojnë vendime që nuk janë në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës”.

- Advertisement -

Megjithatë, Gashi në Rubikon ka thënë se ka disa vërejtje në përmbajtjen e marrëveshjes.

“Vërejtja e parë në tekstin prej tri pikave është periudha dyjavore e qëndrimit të KFOR-it. Çka ndodh pastaj, meqë i kemi gjashtë muaj kohë derisa ta gjejmë një zgjidhje të përhershme? Pse mos me qenë afati kohor i KFOR-it në atë pjesë deri të gjendet një zgjidhje e përhershme për këtë çështje? “.

- Advertisement -

Sipas publicistit Gashi, Kosova ka arritur qëllimin e nisur për vendosje të reciprocitetit, prandaj e sheh të arsyeshme marrëveshjen për tërheqjen e Njësive Speciale, për të cilën tha se ishte mjet në këtë proces.

“Qëllimi i Kosovës nuk ka qenë t’i dërgojë njësitë speciale në veri, por qëllimi ka qenë të implementojë reciprocitetin. Njësia Speciale ka qenë mjeti dhe mjeti nuk është i rëndësishëm. E heqim Njësinë Speciale sapo të hiqen edhe barrikadat, sepse Njësia Speciale është atje për barrikadat, ndërsa Policia e Kosovës është atje për të implementuar reciprocitetin. Reciprociteti do të fillojë të implementohet dhe kjo është e rëndësishme”.

Gashi ka thënë se ky reciprocitet duhet të implementohet në të gjitha fushat, përfshirë diplomat.

Derisa për kritikat që mori marrëveshja e nënshkruar nga partitë opozitare, Gashi tha se ato nuk e aplikuan reciprocitetin për një kohë shumë të gjatë.

“120 muaj që e kanë shtyrë implementimin e reciprocitetit për targa, duke e marrë si të mirëqenë atë që e pretendon regjimi i kaluar se ka pasë reciprocitet për targa në marrëveshjet e vitit 2011 dhe 2016. Ky regjimi i ri e kanë nënshkruar një marrëveshje që e ka dhënë një afat prej gjashtë muajve dhe këtë e bëjnë më zi se për 120”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit