8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kundërshtoi rrëzimin e Albin Kurtit, çka thotë raportuesja për Kosovën për qeverinë Hoti?

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, kishte kundërshtuar ashpër rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit. von Cramon madje i kishte kërkuar publikisht LDK-së që ta pezullojë vendimin për mocion mosbesimi për qeverinë Kurti.

Sipas saj, Kosova duhet të kishte një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale.

- Advertisement -

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, eurodeputetja gjermane, ka sqaruar se ishte kundër, pasi qytetarët e Kosovës kishin votuar më 6 tetor për ndryshime dhe për agjendën e reformave.

Megjithatë, sipas saj, i takon Kuvendit të Kosovës të vendosë se kush do të votojë për kryeministrin e ri.

Para së gjithash, i takon Kuvendit të Kosovës të vendosë se kush do të votojë për kryeministrin e tyre.

- Advertisement -

Por mënyra se si kishte ndodhur procesi u kritikua nga shumë qytetarë të Kosovës që votuan tetorin e kaluar për ndryshime dhe për agjendën e reformave për Kosovën. Shumë ekspertë juridikë kishin gjithashtu pyetje në lidhje me ligjshmërinë e ndryshimit të qeverisë, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bëri të qartë se ndryshimi i qeverisë ishte i ligjshëm sipas Kushtetutës”, ka deklaruar von Vramon.

Ajo ka vlerësuar Hotin për rinisjen e dialogut, por ka theksuar se kriza e kujdesit shëndetësor duket shumë shqetësuese dhe qeveria e tij nuk ishte shumë vendimtare.

- Advertisement -

“Z. Hoti u bë kryeministër në periudhë shumë të vështirë, por unë jam e lumtur që shoh se si është rifilluar dialogu me Serbinë. Sidoqoftë, kriza e kujdesit shëndetësor duket shumë shqetësuese dhe qeveria e tij nuk ishte shumë vendimtare, kështu që ka shumë për t’u diskutuar. Kam besim te punëtorët e sektorit të kujdesit shëndetësor, por atyre u duhet mbështetje nga qeveria për të bërë punën e tyre”, ka shtuar raportuesja për Kosovën në PE./BS

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit