1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gashi thotë se për çështjen e Presidentit vendimin përfundimtar e marrin deputetët e LDK-së

Rekomandime

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do ta mbajë sot një mbledhje ku pritet të merret vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, pozitë të cilën e synon Vjosa Osmani, e cila doli nga LDK-ja pasi u shkarkua nga të gjitha pozitat udhëheqëse në parti, për të fituar më pas në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku garoi së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë ish-rivalit të saj politik, Albin Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë për Gazetën Express se vendimi përfundimtar për çështjen e Presidentit, por edhe për çështje tjera, do të merret në mbledhjen e deputetëve të kësaj partie. Gashi ka thënë se mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së s’do të mbahet sot.

- Advertisement -

“Do të mbahet patjetër mbledhja e Grupit Parlamentar, por në një kohë tjetër. Për çdo vendim në Kuvend mbajmë mbledhje të Grupit Parlamentar dhe merret vendim në Grupin Parlamentar”, tha Gashi.

Përfaqësuesi i qëndrimeve të deputetëve të LDK-së ka thënë se nuk e di se kur saktësisht do të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar për të marrë vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, por ka shtuar se këto mbledhje zakonisht mbahen një ditë para seancës ose në ditën kur mbahet ajo.

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me Grupin Parlamentar. Zakonisht ne mblidhemi para seancës një ditë ose në ditën e seancës”, tha Gashi.

- Advertisement -

Ai nuk ka pranuar të tregojë nëse vetë do ta votojë ose jo Vjosa Osmanin për presidente. Gashi s’ka dashur të tregojë as disponimin e deputetëve të LDK-së për këtë çështje.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është takuar së paku dy herë me Vjosa Osmanin për ta diskutuar mundësinë që deputetët e kësaj partie ta mbështesin atë për t’u zgjedhur presidente.

- Advertisement -

Osmanit i nevojitet patjetër mbështetja e ish-partisë së saj për ta marrë pozitën e shefes së shtetit, pasi që dy partitë tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, janë deklaruar hapur se nuk do ta bëjnë këtë.

Për këtë LDK-ja do të vendos sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë, jashtë së cilës u lanë zyrtarë të lartë të partisë si Agim Veliu e Driton Selmanaj, që konsideroheshin si ‘armiqtë’ më të mëdhenj të Osmanit dhe fajtorë për rezultatin më të dobët ndonjëherë që partia e mori në zgjedhjet e 14 shkurtit. Veliu e Selmanaj, por edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, të cilët janë zgjedhur deputetë, vështirë se do të votojnë për Vjosa Osmanin për presidente. Ata mendojnë se Osmani bëri gabim që doli vazhdimisht kundër qëndrimeve të partisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit