5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gashi: VV-ja ka rënë përgjysmë, LDK-ja është diku tek 25%

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se të trija partitë e mëdha në Kosovë, momentalisht qëndrojnë pak a shumë barabarësish në përqindje të votave.

Sipas tij, LDK-ja ka rritje minimum 10%, ndërsa VV-ja nga 50% ka rënë në 30-32%.

- Advertisement -

Gashi tha se të tria partitë, PDK-LDK-VV, ka në një diferencë të ngushtë në përqindje të votave.

“Dallimi i madh ka ndodhur në shkurt ku ne kemi ra, e VV-ja ka bërë shkëputje. Tash VV-ja është shumë më poshtë, pothuajse përgjysmë”, është shprehur Gashi.

“LDK-ja është diku tek 23-24-25%. Është e pamjaftueshme që LDK-ja me fitu me këtë rezultat, duhet me ndryshuar”, ka thënë Gashi.

- Advertisement -

“VV-ja vazhdon me qenë e para, por me diferencë të ulët 30-32%. Ky është moment paqeje, mundet të thellohet dhe të ngushtohet si diferencë”, tha Gashi.

“Jemi brenda një zonë ku mund ta konkurrojmë njëra-tjetrën. Pak a shumë jemi tri parti të barabarta, LDK-PDK-VV, me një diferencë të ngushtë”, shtoi Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit