13.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Gati seanca, ja partitë që nuk e votojnë Albin Kurtin

Rekomandime

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë filluar të hyjnë në sallën e seancave të Kuvendit, ku pas pak pritet të nis seanca për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Kuçi i PDK’së: Nuk e votojmë qeverinë Kurti

- Advertisement -

Në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka filluar grumbullimi i deputetëve të cilët do të marrin pjesë në seancën ku do të votohet qeveria e Albin Kurtit.

Aty tashmë kanë filluar të mblidhen edhe deputetët e PDK’së të cilët thonë se janë pajtuar të qëndrojnë në opozitë për një mandat.

Hajredin Kuçi ka thënë se në seancën e sotme do të veprojnë si opozitë dhe që nuk do ta votojnë qeverinë e Albin Kurtit.

- Advertisement -

Ne kemi tash rol të ri.

E ndiejmë nevojën që Kosova të ketë institucionet e veta.

- Advertisement -

Opozita do të luajë rolin e vet por gjithmonë do ta marrë parasysh interesin qytetar.

Është qëndrim opozitar dhe opozita nuk e voton qeverinë, por për vendimet në interes të vendit normalisht që do të luajmë rolin tonë.

Kam qenë edhe më herët opozitë.

I marr si procese normale. Janë procese demokratike.

Kushdo që fiton një ditë duhet të përgatitet për opozitë e ai që humb se një ditë do të marrë pushtetin.

Kjo është demokracia”, ka thënë Kuçi për ktv.

Seanca për votimin e qeverisë së Albin Kurtit do të nisë në orën 11.

AAK merr vendimin, tregon se a e voton qeverinë Kurti

Para fillimit të seancës plenare për votimin e qeverisë re, deputeti Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe njëherë qëndrimin e partisë së tij se do votojnë kundër formimit të qeverisë së Albin Kurtit.

Selmanaj tha se dy partitë që kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje kanë humbur katër muaj kohë për poste.

Ne si grup parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës jemi opozitë dhe normal që ne do të votojmë kundër kësaj qeverie.

Por ajo që dua të them është se Kosovës, pa asnjë arsyeje të vetme i humbën katër muaj pa i formuar institucionet edhe këta kanë ardhur në pikën fillestare, ku kanë filluar negociatat.

Kështu që mendoj që ka lënë një shije të keqe përkundër premtimeve se nuk negociojmë për poste, u pa që gjithë kjo është negociuar për ministri e pozita të ndryshme qeveritare”, tha Selmanaj.

Në orën 11:00 pritet të fillojë seanca plenare ku pritet të votimit për formimin e qeverisë së re.

Kuvendi gati për nisje të seancës

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare ku pritet të hidhet në votim Qeveria e re e Kosovës.

Pjesë e seancës do të jenë të gjithë deputetët e rinj të legjislaturës së shtatë.

Gazetarët dhe kameramanët janë në pjesën e sipërme të Kuvendit.

Salla duket të jetë plotësisht gati për nisje të seancës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit