0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gazeta britanike me akuza të rënda: Franca dhe Gjermania i kanë shitur armatim Rusisë

Rekomandime

Franca dhe Gjermania kanë furnizuar me armatim Rusinë. Dy shtetet perëndimore kanë shitur pajisje ushtarake në një vlerë prej 273 milion eurosh, armatimi që tani mund të përdoren kundër Ukrainës, shkruan Telegraph.

Ata dërguan pajisje në Moskë, të cilat përfshijnë bomba, raketa, dhe armë, pavarësisht një embargoje të gjerë të BE-së për dërgesat e armëve në Rusi, e futur në vazhdën e aneksimit të Krimesë në vitin 2014, shkruan The Telegraph.

- Advertisement -

Komisioni Evropian u detyrua këtë muaj të mbyllte një boshllëk në bllokadën e tij pasi u zbulua se të paktën 10 shtete anëtare eksportuan pothuajse 350 milionë euro pajisje për regjimin e Vladimir Putinit.Rreth 78 për qind e këtij totali u furnizua nga firmat gjermane dhe franceze.

Olaf Scholz, kancelari gjerman, është përballur me kritika të ashpra këtë javë për ngurrimin e tij për të ofruar armë të rënda për Ukrainën. Përpjekjet e Emmanuel Macron për të negociuar me Putinin gjithashtu e kanë vendosur atë ne qendër të kritikave.

Si Parisi, ashtu edhe Berlini i kanë rezistuar një ndalimi të BE-së për blerjen e gazit nga Rusia, me bllokun që aktualisht i paguan Moskës 1 miliardë euro (840 milionë £) në ditë për furnizimet me energji.

- Advertisement -

Raporti i BE-së doli pasi një komandant i lartë rus tha se Moska kishte zgjeruar qëllimet e saj për të marrë “kontrollin e plotë” të Ukrainës jugore, si dhe rajonin lindor të Donbasit.Kritikat u shtuan kur u zbulua se firmat gjermane kishin përdorur një boshllëk në një embargo të BE-së për eksportet e armmatimit në Rusi, duke bërë shitje në vlerë prej 121 milionë euro (107 milionë £) të municionit si pushkë dhe automjete të mbrojtjes speciale, në Moskë.

Krahas b0mbave, raketave dhe silurëve, firmat franceze nga ana tjetër dërguan kamera me imazhe termike për më shumë se 1000 tanke ruse, si dhe sisteme navigimi për avionë Iuftarakë dhe helikopterë sulmues.Një burim i lartë i BE-së tha se “Është koha që Franca dhe Gjermania të zgjohen dhe të bëhen të vërteta“. Cristian Terhes, eurodeputeti rumun që ndau analizën e BE-së, tha: “Ndërsa Ukraina po thërret dëshpërimisht për armatim për t’u mbrojtur nga pushtimi i Putinit, Gjermania dhe Franca heshtin, por ishin mjaft të lumtura që në heshtje dhe në mënyrë të turpshme i shesin mallrat e tyre Moskës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit