15.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Vulini nga Jerusalemi: Kosova nuk mund t’i hiqet Serbisë

Rekomandime

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili sot ndodhet për një vizitë zyrtare në Jerusalem, u takua me Patriarkun Teofili III të Jerusalemit dhe me atë rast theksoi se “shteti i Serbisë e vlerëson lart qëndrimin e patriarkut të nderuar të Jerusalemit se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

Vulin përcolli “përshëndetjet më të përzemërta të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Patriarkun e Jerusalemit, të cilin e falënderoi për mirëkuptimin dhe mbështetjen ndaj popullit serb, e veçanërisht ndaj integritetit territorial të Republikës së Serbisë”, njoftoi ministria e Brendshme e Serbisë.

- Advertisement -

Patriarkana e Jerusalemit është jashtëzakonisht me ndikim, fjala e Patriarkut të Jerusalemit, Teofili III, një roje e denjë e varrit të Krishtit dhe e vendeve të shenjta të Tokës së Shenjtë dëgjohet dhe respektohet jo vetëm në Jerusalem dhe Izrael, por në të gjithë Lindjen e Mesme. Faleminderit Patriarkut të Jerusalemit, i cili edhe një herë shprehu qëndrimin e tij të qartë se Kosova nuk mund t’i hiqet Serbisë dhe se Kosova është serbe”, tha Vulin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit