1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gazeta kroate: Skandali i Vuçiqit ‘pështyn’ në fytyrë sportin – Kampionati Botëror i boksit në Beograd pa shqiptarë

Rekomandime

“Politika fiton mbi sportin”, shkruan në mbititull gazeta kroate Veçernji List, në një artikull mbi vendimet skandaloze të autoriteteve serbe për t’i ndaluar hyrjen në territorin e saj ekipit përfaqësues të Kosovës në boks.

- Advertisement -

Boksierët e Kosovës kanë bërë tri përpjekje për të hyrë në Serbi – për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që fillon të hënën në Beograd – në dy ditët e fundit, por janë ndalur në kufi nga autoritetet e Serbisë.

Madje herën e dytë provuan të hyjnë në Serbi nga pika kufitare e Konçulit pa mbajtur uniformat me simbole të Kosovës. Por as kjo nuk ka mjaftuar.

Ngjarja ka marrë vëmendje në Kroaci. E përditshmja kroate Veçernji List, në versionin e saj online e cilëson skandaloz vendimin e autoriteteve serbe.

- Advertisement -

Më shumë sesa mbititulli i gazetës që shkruan: “Politika fiton mbi sportin”, më i ashpër e që shpërfaq raportin e regjimit të Vuçiqit ndaj kosovarëve, është titulli i artikullit të Veçernji List.

“Skandal: Vuçiq ‘pështyn’ në fytyrë sportin – Kampionati Botëror i boksit në Beograd pa kosovarë”, shkruhet në titullin e artikullit të gazetës kroate.

- Advertisement -

Lidhur me ndalimin e hyrjes së ekipit përfaqësues të Kosovës në boks brenda territorit të Serbisë, sot ka reaguar Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC).

IOC-ja e ka lënë përgjegjës Federatën Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA) lidhur me diskriminimin që është bërë ndaj Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit