11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Turqia suImon me aeroplanë Irakun, disa të vdekur

Rekomandime

Një suIm ajror turk la të vdekur të paktën tre persona dhe pIagosi të disa të tjerë të shtunën në një kamp për të zhvendosurit në pjesën veriore të Irakut, tha Rashad Kelani, i partisë së Bashkimit Patriotik të Kurdistanit.

- Advertisement -

SuImi ndaj kampit, ku strehohen mijëra refugjatë kurdë nga Turqia, vjen tre ditë pasi Presidenti turk Tayyip Erdogan paralajmëroi Irakun se Turqia do të “spastronte” një kamp refugjatësh, për të cilin tha se ofronte strehë të sigurtë për miIitantët kurdë.

Një zyrtar irakian i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi se suImin ajror dhe pasojat në njerëz, por nuk dha detaje. Forcat turke kanë shtuar suImet ndaj bazave të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), parti e nxjerrë jashtë ligji në Turqi. SuImet gjatë vitit të kaluar në territorin irakian u përqendruan kryesisht në një rrip deri 30 kilometra brenda territorit irakian.

Presidenti Turk tha të enjten se kampi Makhmour, rreth 180 kilometra nga kufiri me Turqinë ku strehohen mijëra regfugjatë turq prej më sumë se 20 vitesh, ishte “inkubator” për militatët dhe se duhej marrë në shqyrtim. Kampi u krijua në vitet 1990-të kur mijëra kurdë nga Turqia kaluan kufirin në një lëvizje që Ankaraja thotë se u provokua qëllimisht nga PKK./Top Channel

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit