14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Imri Ahmeti flet për 400 kilogramët K0KAlNË të konfiskuara në Lipjan, akuzon edhe shtetin e Kosovës

Rekomandime

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar ashpër për konfiskimin e 400 kilogramëve dr.ogë në komunën e Lipjanit.

- Advertisement -

Ahmeti ka thënë se droga do duhej të ndalej në doganë e jo në Lipjan.

“Nuk jam ndjerë mirë, është shndërruar në batutë [rasti i kapjes së 400 kilogramëve të kokanës]. Por, a thua a nuk ka mundur të ndalet në doganë të Kosovës ose Shqipërisë. Të gjitha informacionet flasin se shërbimet e kanë përcjellë, dhe kanë mund me e ndalë, kanë pasë mundësi mos me e leju fare me ardhë. Se cila ka qenë prapaskena nuk e kam idenë, por unë mendoj se qytetarët ë Lipjanit nuk duhet të fajësohen e as të etiketohen, as me batuta, është diçka jashtë dëshirës, dhe vullnetit të qytetarëve”, tha Ahmeti në Kanal10.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar 30 ditë paraburgim shtatë personave që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e trafikimit të 400 kilogramëve.

- Advertisement -

Një sasi prej 400 kg kokinë kishte hyrë përmes pikës kufitare Vërmicë e në Kosovë.

Kjo sasi e cila ishte e fshehur brenda një kamioni me mish, që po transportohej nga Brazili, ishte ndalur në hyrje të Komunës së Lipjanit.

- Advertisement -

Në hetimin e rastit të kokainës kanë bashkëpunuar ngushtë Policia e Italisë, ajo e Shqipërisë, Policia e Kosovës, Prokuroria Speciale në Kosovë, Sektori i Posaçëm i hetimit të Krmit dhe Korrupsionit në Shqipëri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit