12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Zëdhënësi i BE-së jep lajmin e hidhur për Kosovën

Rekomandime

Se Kosova nuk trajtohet si shtet sovran dhe i pavarur nga BE-ja është ditur qëmoti, por zyrtarë të Bashkimit Evropian gjithmonë e kanë relativizuar këtë duke përmendur “perspektivën evropiane” për të.

Deri më tash nuk është thënë në mënyrë aq të prerë se Kosova për BE-në nuk është shtet dhe nuk mund të aplikojë për anëtarësim në BE, siç e ka bërë dy ditët e shkuara në konferencë për shtyp Peter Stano, zëdhënës për çështjen e Politikës së Jashtme dhe Siguri, dhe zëdhënës i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili ka marrë përsipër edhe përgjigjet në pyetjet rreth punës së të dërguarit të posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

Stano e ka thënë këtë duke u përgjigjur në pyetjen se a mund të aplikojë Kosova për anëtarësim në BE, pasi tash edhe ka dhënë zotime në dokumentet e nënshkruara në Washington, ku ka premtuar se nuk do të kërkojë anëtarësime në organizatat ndërkombëtare. Stano nuk ka dashur ta komentojë atë që ka ndodhur në Washington, duke thënë se u takon palëve e jo BE-së, por është kufizuar në sqarime lidhur me mundësinë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE.

“Sa i përket pyetjes tuaj se a do të mund Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE, kam frikë se më duhet tua rikujtoj faktin se janë ende pesë shtete anëtare të cilat nuk e kanë njohur. Kosova nuk është ende në gjendje të bëjë aplikimin formal për anëtarësim në BE”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së, duke shtuar më pas se “Kosova, megjithatë, ka një perspektivë të qartë evropiane”. Ka thënë se BE-ja po punon me vite në mënyrë intensive me Kosovën, popullin dhe me përfaqësuesit e Kosovës, në mënyrë që t’u ndihmohet për të lëvizur drejt integrimeve evropiane dhe në një moment të jetë e mundur të aplikojë edhe për anëtarësim. Ai e ka quajtur dialogun dhe normalizimin e raporteve me Serbinë si një gjë që është e ndërlidhur me procesin e integrimeve në BE për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, dhe se asnjëra nuk mund të hyjë në BE në fazën finale pa i normalizuar raportet…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit