10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

VIDEO/ Ukrainasit me dron shkatërrojnë anijen ruse: “Do ti shtypim si karkaleca”

Rekomandime

Kievi publikoi sot një video që dyshohet se kap momentin kur një dron ukrainas godet një anije ruse që po mbronte trupat e Putinit në Fidonisi me një sistem raketash anti-ajrore TOR.

Sipas DailyMail, e cila publikon materialin në fjalë, pamjet duket se tregojnë shkatërrimin e një mjeti të madh lunfrimi të tipit Serna në një sulm ajror. Burime të tjera bëjnë të ditur se anija ruse është goditur nga një dron ukrainas Bayraktar TB2.

- Advertisement -

“Njësitë armike të mbetura në Fidonisi mbeten pa mbulim nga ajri, ne do t’i shkatërrojmë, do t’i shtypim si karkaleca”, tha zyrtari ukrainas Anton Gerastshenko.

Pamjet bardh e zi tregojnë figura të vogla njerëzish që lëvizin në anije, pak çaste para se ajo të “mbështillet” nga një shkëlqim i bardhë. Disa persona shihen të vazhdojnë të lëvizin në varkë dhe pas goditjes. Në video shihet edhe një sulm në një ndërtesë në Fidonisi. Pamjet ndoshta u përkasin ushtarëve rusë që duket se po patrullojnë ndërtesën përpara se të goditet.

- Advertisement -

Ukraina po u shkakton humbje të mëdha disa prej njësive më të afta dhe më të pajisura të ushtrisë ruse, tha sot Ministria Britanike e Mbrojtjes. Të paktën një T-90M, tanku luftarak më modern dhe teknologjikisht më i avancuar i Rusisë, me forca të blinduara të dizajnuara për t’i bërë ballë goditjeve të shumicës së armëve antitank, u shkatërrua në betejë.

Rreth 100 T-90M janë vënë në shërbim në njësitë ushtarake më të pajisura të Rusisë, përfshirë ato që luftojnë në Ukrainë, sipas shërbimit të inteligjencës ushtarake britanike, e cila thotë se ato janë të vështira për t’u zëvendësuar duke pasur parasysh sanksionet perëndimore të cilat privojnë Moskën nga aksesi kryesisht në mikroelektronika.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit