-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gazeta prestigjioze amerikane: Me 27 qershor Trump organizon samitin paqësor për Ballkanin

Rekomandime

Gazeta prestigjioze amerikane, Uall Street Journal, ka shkruar për konakun që do i bëjë presidenti i SHBA’së, Donald Trump, Kosovës dhe Serbisë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

- Advertisement -

Lexo Edhe:Gazeta prestigjioze amerikane: Trump organizon samitin paqësor për Ballkanin

“Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor; Trump shpreson për një marrëveshje parazgjedhore”, thuhet në artikull.

Presidenti Trump ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë liderët e dy shteteve grindavece të Ballkanit, në një përpjekje për të zgjidhur një mosmarrëveshje që ka zgjatur me dekada e që përunfodi me një intervenim ushtarak nga SHBA’ja në rajon.

- Advertisement -

Përkundër dy krizave shtetërore në SHBA, atë të trazirave dhe të përhapjes së virusit, Trump shpreson që të sigurojë një paqe formale jetëgjatë në rajon që ka qenë një pikë e nxehtë e rivaliteteve të superfuqive, për të përmirësuar kredencialet e politikës së jashtme, sipas zyrtarëve të lartë të SHBA’së.

Por rifillimi i dialogut mes Kosovës së përkrahur nga SHBA’ja, dhe Serbisë një aleate e Rusisë, ka hapur menjëherë debate në Europë, ku diplomatët frikësohen se BE’ja po anashkalohet në oborrin e saj të pasmë.

- Advertisement -

Serbia ka konfirmuar se ka marrë ftesën për dialogun në Uashnington më 27 qershor.

Kryeministri i shkarkuar i Kosovës ka akuzuar të Dërguarin Special, Richard Grenell, i cili edhe do të koordinojë takimin në Shtëpi të Bardhë, për orkestrimin e një ‘’grushtshteti’’ ndaj tij, akuza që Grenell i mohon. Disa liderë europianë thonë se marrëveshja potenciale krijon një precedent të rrezikshëm për shkak se mund të përfshijë shkëmbim të territoreve.

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili mori detyrën më 3 qershor, tha për WSJ se qeveria e tij mezi po pret të hyjë në negociata nën patronazhin e SHBA’së.

Derisa lufta përfundoi më 1999, ka pasur dhunë sporadike gjatë dy dekadave të kaluara që ka rezultuar me vdekje në të dy anët si dhe të paqeruajtësve në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit