11.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Gazetares së RTK-së iu thehet xhami i veturës

Rekomandime

Gazetares së RTK-së njëherit shkrimtares, Ilire Zajmi i është thyer vetura sot në lagjen “Dardania”. Zajmi e ka publikuar vet fotografinë kur shihet dëmi që i bërë automjetit të saj.

- Advertisement -

“Dikujt i pengoi vetura ime, e ia theu xhamin1”, ka shkruar ajo.

Gazeta Insajderi e ka kontaktuar gazetaren për të kuptuar më shumë detaje. Ajo konfirmoi se rasti tashmë është paraqitur në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë që u shpreh se nuk ka asnjë dyshim se kush mund të qëndrojë prapa këtij akti.

- Advertisement -

“E kam paraqitur rastin në polici. Nuk kam ndonjë dyshim. Sot në mëngjes kur jam nisur për në punë e kam hetuar. Në dy vende ishte thyer forcërisht”, tha ajo për Insajderin.

Ditë më parë cak i një sulmi ishte edhe gazetari tjetër i RTK-së, Alban Selimi. Një person ia vuri flakën garazhit së shtëpisë së gazetarit.

- Advertisement -

Gjykata merr vendim ndaj personit që dyshohet se ia dogji garazhin gazetarit të RTK-së

Personit të dyshuar për kërcënim ndaj gazetarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit