Trajneri serb i Crvena Zvezdës, Dejan Stankoviç, me sa duket është “ylli” i vërtetë i ndeshjes mes Tiranës dhe Crvenës.
Kjo, për faktin sa ka luajtur me Interin, një ekip i dashur për shqiptarët.
Aq sa disa gazetare shqiptare nuk kanë rezistuar pa bërë foto dhe marrë autografe nga ai.
Vetë Stankoviç u fotografua i tensionuar gjatë konferencës, ndërsa gazetarët serbë që ishin prezentë, janë shfaqur me maska të Cvernës.