11.6 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Brnabiq: Është e papranueshme që Kosova t’i fitojë të gjitha e Serbia t’i humb

Rekomandime

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq gjatë një interviste dhënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, ka deklaruar se njohja e Kosovës në kufijtë aktual është vija e kuqe të cilën Serbia nuk duhet ta kalojë.

- Advertisement -

Brnabiq ka shtuar se tani për tani nuk sheh ndonjë zgjedhje që do t’i jepte fund problemit me Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Serbia nuk do të lejoj që Prishtina t’i fitojë të gjitha, kurse Beogradi t’i humb të gjitha. Në këtë moment duhet të shohim se sa shumë mund të fitojmë dhe të humbim sa më pak, dhe të jemi racional dhe real sa i përket kësaj çështje. Por, që Serbia t’i humb të gjitha e Prishtina t’i fitojë – është e papranueshme, nuk është e drejtë”, ka shtuar kryeministrja serbe. /Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit