1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gazetari amerikan i thotë Ischinger’it se shqetësimi i Grenell është i drejtë

Rekomandime

Gazetari amerikan i ‘Wall Street Jounal’, Laurence Norman, i ka replikuar ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, duke i thënë se shqetësimi i Richard Grenell është i drejtë, për atë që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë rreth bashkimit me Shqipërinë.

- Advertisement -

Richard Grenell me anë të një postimi në Twitter, tha se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë, duke iu referuar Albin Kurtit.

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, përmes një reagimi në Twitter ndaj Grenell’it, ka thënë se mandati i tij ka skaduar dhe e ka këshilluar që t’ia lë Kosovën njerëzve të saj.

Por ndaj kësaj polemike ka shkruar edhe gazetari i ‘Wall Street Jounal’, Laurence Norman, i cili ka dhënë të drejtë, Grenell’it sa i përket shqetësimit të ngritur mbi atë që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë.

“Er, ai ka një argument. Kjo do të hapte një ton problemesh në rajon që e bën idenë e ‘shkembimit të territoreve’ të duken si diçka e vogël. Cila është arsyeja, pse nuk ka qenë kurrë politikë e BE-së ose e SH.B.A.-së për ta mbështetur atë. Duket si një shqetësim legjitim për mua çfarëdo që të mendoni për shënimet e tij”, ka shkruar Laurence Norman, në reagimin e tij ndaj Ischinger.

- Advertisement -


E gjithë kjo filloi, kur Grenell shpërndau një artikull të EuroNews ku kryetari i VV’së thotë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, ka shkruar Grenell.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit