0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gazetari britanik bëhet viral, mbulon krizën në Ukrainë duke raportuar në 6 gjuhë (VIDEO)

Rekomandime

Një 41 vjeçar, gazetar i Associated Press, i cili aktualisht po mbulon krizën në Ukrainë ka bërë xhiron e mediave sociale gjatë 24 orëve të fundit.

Philip Crowther postoi në Twitter një video me momente të ndryshme nga lidhjet e tij live me gjashtë televizione të ndryshme. Gazetari 41-vjeçar mbuloi zhvillimet në anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht, gjermanisht dhe në gjuhën luksemburgishte.

- Advertisement -

Natyrisht, postimi i Philip Crowther u bë viral dhe mori mijëra “like dhe share”. Crowther lindi në Luksemburg nga një baba britanik dhe një nënë gjermane.

Ai jeton në Uashington dhe është i specializuar në mbulimin e ngjarjeve politike dhe diplomatike dhe ka udhëtuar në shumë vende të botës si korrespondent për media të ndryshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit