10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Studimet e fshehta të grekëve dhe zbulimet e gjeologëve shqiptarë, çfarë fsheh nëntoka e detit Jon?

Rekomandime

Faktet tregojnë se grekët prej vitesh janë prezentë me punime sizmike në detin Jon, shumë pranë zonës së diskutueshme mes dy vendeve. Madje, në vitin 2015, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i dërgoi Athinës zyrtare 2 nota proteste ndaj kërkimeve për naftë, pranë zonës së pa-delimituar mes dy vendeve.

“Ata, natyrisht që i kanë bërë në zonën e tyre territoriale. Afër limitit të kufirit të mundshëm tone”. Në vitin 2003, pesë prej specialistëve më në zë në vendin Helen, publikojnë një studim në revistën e gjeologjisë së naftës në Greqi, me titull: “Fushat e naftës e gazit në Shqipëri, a ekzistojnë fusha ekuivalente në Greqi”?, tha Siri Hamiti.

- Advertisement -

“Për të thënë që është apo nuk është perspetivë kjo zonë nisen pastër nga vendburimet tona shqiptare, të zbuluar në territorin tonë për shkak se ato formacionet gjeologjike vijojnë edhe në Jug, Greqi, ata kanë të drejtë se në gjeologët përdorim analogjinë. Kanë të drejtë të supozojnë se meqë Patos-Marinza është e pasur, normalisht është e mundur të gjejmë edhe këtu meqë janë të njëjta formacione shkëmbore, tha Gjergji Foto.

Greqia ka nënshkruar disa kontrata koncesionare ku përfshihen kërkimet për naftë edhe në detin Jon. Në këtë hapësirë, janë dy blloqe të mëdha kërkimi. Siç shihet, blloku i parë është në pjesën veri-perëndimore të Korfuzit, dhe prek zonën e diskutueshme me Shqipërinë. Gjergji Foto-“Pritshmëria për analogji, pritshmëria e puseve që mund të shpohen në Veri-Perëndim të Korfuzit, atje ku qëndron problem, me këto të dhëna nuk është ndonjë pritshmëri kushedi se çfarë, nuk arrihen vendburimet tona, të jeni të sigurt.

“Këtë e dinë gjeologët, gjeodetët etj..por dihet që ai është pellg që mbart hidrokarbure të fsheura, si i itllë askujt nuk i lejohet nga maja e piramidës, e deri te negociatorët që të thonë ne nuk e dimë, mund të ketë e mos të ketë, ne duhet të bëjmë llogaritë që aty ka shumë, që të marim atë që na takon”, Ksenofon Krisafi.

- Advertisement -

“Ne shprehemi që duhet të vazhdojmë punimet e kërkimeve, velrësimit të mëtejshëm sidomos me punime më të detajuara, a ekziston prespektiva e naftës dhe gazit në vijën tonë bregore? Mund të ketë, por edhe mund të mos ketë.. Shumë pranë ishullit Erikuza, Greqia ka shpuar një pus dhe rezultatet kanë qenë negative. Por, këto të dhëna të cilat ne njohim, janë vetëm ato çfarë grekët kanë dashur të jenë publike. Nga kërkimet e zhvilluara pranë zonës së diskutueshme, gjithçka është mbajtur e fshehtë”, tha Siri Hamiti., duke shtuar “Rezultatet e puseve të tyre ne nuk i dimë se ata nuk na i japin por mund të themi këtë që sidomos zona e ishullit të Korfuzit është e njëjtë me ndërtimin gjeologjik tonin, nëse ata kanë rezultate andej, edhe ne na hapet zonë perspektive”.

Përfundimi është ky që perspektiva e asaj zone janë shumë të dobëta, dmth janë jashtëzakonisht të dobëta siç i përshkruajnë vetë. Kjo nuk do thotë që nuk do gjendet kurrë, gjeologjia nuk është shkencë ekzakte”, tha Foto.

- Advertisement -

Në fakt, Inxhinieri Hamiti zbulon për Top Story se në detin territorial shqiptar, janë identifikuar zona me prespektivë që kërkojnë studime dhe ekspedita të mëtejshme kërkimore.

“Ne ndërtojmë harta të thellësisë së objektit gëlqerorëve. D.m.th nëse imagjinojmë një mal të Dajtit, të vendosur në thellësi 3-4 mijë metra, dhe sipër gëlqerorët të jenë mbuluar me argjila. Ky mali poshtë ka naftën. Gëlqerori shërben si kurth i naftës. Dhe duhet që të jetë sipër edhe argjila, kto janë gjetur dhe ne i kemi takuar”, tha Hamiti.

Pra, pritshmëritë për naftë dhe gaz në detin Jon janë reale. Kjo, duket të jetë një arsye e fortë pse grekët prej vitesh ushtrojnë presion për zgjerimin e ujërave territorialë drejt detit Jon në kundërshtim madje me ligjin e shtetit grek që parashikon 6 milje det territorial.

“Ne flasim për kufirin aktual ku jemi sot dhe themi që brenda territorit të ujërave tona, të bllokut ‘Joni 5’ kemi struktura me perspektivë që kërkojnë punime akoma më të thelluara për të bërë mundur vendosjen e pikave të shpimit, por ne nuk kemi kapacitete, bëhet vetëm me marrëveshje me firma të huaja”.Pikërisht në sektorin afër Himarës, janë dhënë 3 struktura perspektive për naftën dhe gazit…Strukturat D, E dhe B, kështu i kemi emërtuar, gjeografikisht ndodhen përballë Dhërmiut dhe Himarës”, tha Hamiti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit