19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

REL: Serbia i jep fund kampanjës kundër pavarësisë së Kosovës

Rekomandime

Serbia është pajtuar që të ndalojë kampanjën kundër pavarësisë së Kosovës. Një gjë të tillë ia kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë burime diplomatike në Bruksel.

- Advertisement -

Gjithashtu thuhet se autoritetet e Beogradit kanë dhënë pajtimin e tyre për krijimin e një atmosfere që do t’i kontribuojë krijimit të një atmosfere për rinisjen e dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Si pjesë e vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, palët në Beograd kanë rënë dakord të mos vazhdojnë me këtë fushatë,” ka konfirmuar një burim i lartë diplomatik në BE për REL.

Ndalja e fushatës kundër pavarësisë së Kosovës ka qenë një kërkesë e kamotshme e BE’së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit