8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Gazetari e zbulon gënjeshtrën e Hysen Durmishit për taksën shtesë të automjeteve

Rekomandime

Gazetari Zekirja Shabani ka zbuluar dokumente ku thuhet se zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka gënjyer në momentin kur ka thënë se “nuk kishin qare” pa e nënshkruar marrëveshjen e cila do i detyrojë qytetarët të paguajë 5 euro më shumë kur regjistrojnë veturat e tyre.

Shabani ka publikuar dokumentet ku shihet se kjo marrëveshje ishte anuluar nga qeveria e mëparshme dhe procesi ishte i anuluar në momentin kur Durmishi kishte marrë detyrën.

- Advertisement -

“Hysen Durmishi nuk po e thote te verteten per “taksen” 5 euro kur po thote se nuk patem qare pa e nenshkru”, thotë Shabani.

“Infokusi ka zbulu se i tere procesi ka qene i anuluar kur ka ardh ne pushtet Durmishi me shoke. Madje per kete pune ka qene i njoftum prej zyres ligjore, sic edhe shihet ne dokumente”, shtoi ai.

Tutje Shabani pyet se pse ishte e nevojshme që me ngulm të nënshkruhet kjo marrëveshje.

- Advertisement -

“Pyetja eshte: Cfare zori pate me nenshkru?”, përfundon shkrimin ai.

- Advertisement -

Ndryshe, një kompanie të krijuar para tri vitesh, me kapital 1 mijë euro dhe me tre punëtorë, i është besuar një punë që i siguron qarkullim 2 milionë euro. Puna e kësaj kompanie është ofrimi i tiketës ngjitëse, me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Monopol i ri: Si u përzgjodh kompania me tre punëtorë për tiketat e automjeteve

Një kompanie të krijuar para tri vitesh, me kapital 1 mijë euro dhe me tre punëtorë, i është besuar një punë që i siguron qarkullim 2 milionë euro. Puna e kësaj kompanie është ofrimi i tiketës ngjitëse, me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve. Por, si u përzgjodh kompania që do të kryejë këtë shërbim dhe çka përmban marrëveshja e nënshkruar?

Kosova s’po mund t’iu shpëtojë monopoleve asesi. Ende pa marrë fund monopoli në fushën e homologimit, Qeveria Kurti ka vendosur një monopol tjetër.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Auto Control Kosova”, për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve, kostoja e së cilës është 4 euro e 99 centë.

Kohëzgjatja e kësaj marrëveshje është për një periudhë prej pesë vitesh, derisa do të nis së zbatuari nga 1 shtatori i këtij viti.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Hysen Durmishi, zëvendësi i Ministrit Liburn Aliu, në një prej televizioneve në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit