Gazetari i njohur anglez, Henry Winter, ka komentuar atë se çka ndodhi në fundin e ndeshjes Kosova – Anglia, në “Fadil Vokrri”.
Kosova pësoi humbje të thellë, 4:0 në shtëpi nga Anglia, transmeton Insporti
Një nga gazetarët më të njohur britanikë, Henry Winter, ka treguar për transparentin e tifozëve të Kosovës, ku shkruhej “Faleminderit”.
“Tifozët kosovarë ngrisin banerin ‘faleminderit’ derisa Anglia po shkonte për të falënderuar tifozët pas fitores 4:0. Kane dhe lojtarët e tjerë duartrokiten”, ka shkruar gazetari i ‘The Times’.
Para ndeshjes tifozët kosovarë kanë ngritur flamuj të Anglisë, kur po intonohej himni i ‘Tre Luanëve’.
Kosovan fans hold ‘thank you’ banner as #eng head off to salute England fans after 4-0 win (Mount got 4th). Kane and company applauded off #KOSENG pic.twitter.com/Jb9Jue0r7C
— Henry Winter (@henrywinter) November 17, 2019