8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Lajçak takon ndaras Hysenin e Gjuriqin, pritet takimi trepalësh

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka përfunduar takimin në Bruksel me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

Para Gjuriqit, Lajçak kishte takuar Koordinatorin Shtetëror të Kosovës për Dialogun, Skender Hyseni.

Pas këtij takimi, Lajçak do të ulet me Hysenin dhe Marko Gjuriqin, ku palët do të vazhdojnë bisedimet në nivel ekspertësh lidhur me personat e zhdukur dhe të zhvendosur dhe çështje ekonomike.

Siç shkruan Tanjgu serb, raundi i sotëm i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në nivelin e ekspertëve pritet të përfundojë rreth orës 18:30 pasdite.

- Advertisement -

Ky është raundi i tretë i bisedimeve në nivel ekspertësh që nga rifillimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në mes të korrikut, kur Kryeministri i Kosovës, Avdulah Hoti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takuan në Bruksel me ndërmjetësimin e Ministrit të Jashtëm të BE-së, Giuseppe Borel dhe Përfaqësuesit Special të B-së, Miroslav Lajçak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit