16.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Nipi i Tahir Mehës tregon historinë e rënies së heroit

Rekomandime

Ilir Meha, nipi i Tahir Mehës ka folur për ditën kur është rrethuar kulla e heroit dhe lutjet që i bënte policia për t’u dorëzuar. Ai tha se aksioni i policisë në kullën e Tahir Mehës ka zgjatur rreth katër orë.

- Advertisement -

“Lutja e policisë ka vazhduar nga ora 06:00 deri në 10:00 të mëngjesit. E lutshin me çdo lutje për me u dorëzu. Ata u pajshin. Tahiri brenda në kullë e ata jashtë kullës. Ata e drejtojshin atomatikun por nuk e vr.ajshin. Dojshin me e zënë të gjallë. Baba thojke paska mu kall Iufta se Tahiri i gjallë nuk dorëzohet”, ka thënë ai.

Nipi i tij tregoi se Meha brenda kullës ishte edhe me familjarë.

“Ai brenda ishte me dy gratë e tij dhe katër vajzat. Atje ishte edhe baba i Tahirit dhe gjyshi. Ai u thoshte policisë mundeni me u kthy ka keni ardh sepse nuk dorëzohem. Atëherë Njësia Speciale e merr shkallën dhe ia qet në dritare. I hodhën gaz lotsjellës. Ballkonin e kullës e ka pas pa dërrasa. Tahiri ka qenë shenjëtar i fortë dhe i ka vr.arë 3-4 policë në kullë. Prej tyre në polici kishte edhe shqiptar për shkak që sistemi ishte i tillë. Ka qenë një Iuftë e rreptë nja 10-15 minuta. Kur u vr.anë policët e parë u ndalën edhe gjuajtjet. Ata kërkonin forca shtesë”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Ai tregoi më tutje që Iuftimi mes policisë dhe Tahir Mehës vazhdoi deri në orën 23:00, ku edhe ai ra dëshmorë.

“Erdhën përforcime shtesë. Erdhën tanke. Qaq krisma e frikë. U vendos përballë kullës. Tahiri gjujke po tanku nuk e lajke. Veç fishllojke pIumbi. Kulla e ka pas murin e trashë dhe veq pluhni i shkojke në qiell. Sa herë u nalke pluhni ai gjujke dhe ata ja rrehshin me tank kullën. Kjo ka zgjat deri në orën 11 të natës. Kulla më pas filloi të binte dhe ai e pa që nuk ka ku të fshehet ma. Filloi të vraponte arave të poshtë duke gjuajtur qashtu. I kaloi dy rrathë dhe në rrethin e tretë ra dëshmorë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

“Atë ditë Adem Jashari u betua para kufomës së Tahir Mehës se do ta vazhdojnë Iuftën e familjes Meha deri në çlirim”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit