3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gazetari kërkon 200 mijë euro kompensim nga shteti i Kosovës

Rekomandime

Me propozimin e përfaqësuesit të paditësit Vedat Xhymshiti, Burim Azemi, do të kthehen në plotësim ekspertizat mjekësore nga lëmia e ortopedisë-traumatologjisë dhe neuropsikiatrisë, në rastin ku paditësi ka paditur Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Republikën e Kosovës dhe po kërkon 206 mijë e 500 euro kompensim dëmi.

Sipas padisë së ushtrura në janar të 2014-ës, paditësi gjatë xhirimeve të protestave të organizuara nga lëvizja “Vetëvendosje” më 14 janar 2012 në rajonin e Gjilanit ishte goditur me bërryl në kokë nga polici Faruk Ibrahimi, me ç’rast i njëjti thuhet se ka mbetur pa ndjejna ku kishte pësuar lëndime trupore dhe frikë.

- Advertisement -

Përfaqësuesi i paditësit, Burim Azemi, në seancën e së martës propozoi plotësimin e ekspertizave mjekësore dhe tha se me të njëjtat do të konstatohen lëndimet e paditësit si dhe do të vlerësohet shkalla e frikës së paditësit e pësuar më 14 janar 2012.
Më tutje, ai gjykatës i ka propozuar që ekspertizat të bëhen me një ekzaminim online, pasi që sipas tij paditësi tashmë e ka statusin e refugjatit në shtetin e Britanisë së Madhe dhe shtoi se i njëjti nuk ka qenë që nëntë vite në Kosovë pasi që siç tha ai nuk ndihet i sigurt që të vijë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, lidhur me aktgjykimin e plotfuqishëm në çështjen penale të Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, i njëjti ka kërkuar nga gjykata që sipas detyrës zyrtare ta siguroj këtë vendim me arsyetimin se ai nuk kishte mundur ta sigurojë atë.

Për këtë, gjykatësi Dardan Kadolli mori aktvendim që zyrtarisht t’i drejtohet kësaj gjykate me kërkesë për informacion lidhur me plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

- Advertisement -

Më tutje, përfaqësuesi i paditësit ka deklaruar se për shkeljen e të drejtave kushtetuese dhe të drejtave tjera të parapara me marrëveshjet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë, kompensimi për të njëjtat i tregon neni 41 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Mbi këtë bazë, ai ka konsideruar se kërkesa e paditësit është e bazuar dhe i njëjti duhet të shpërblehet.
Përfaqësuesi i paditësit tha se paditësi nuk kishte ofruar ndonjë provë lidhur me paisjet që mund t’i jenë dëmtuar me rastin e e shkaktimit të dëmit as gjatë shqyrtimit paraprak e as tani.

- Advertisement -

Ndërsa, sa i përket dhimbjeve psiqike ai tha se te kjo pjesë e kategorisë së dëmit jomaterial përfshihet frika, intensiteti i saj dhe dhimbjet psiqike si pasojë e lëndimit që kishte pësuar tani paditësi.

Pas kësaj, gjykatësi Kadolli mori aktvendim që ekspertiza e datës 18 qershor 2015 të kthehet në plotësim duke e obliguar ekspertin e psikiatrisë që pas analizimit të shkresave të lëndës dhe ekzaminimit të padtësit në formë të përshtatshme, të japë mendimin lidhur me dhimbjet psiqike, frikën dhe intensitetin e saj që mund të ketë pasur paditësi.

Ndërsa, për ekspertin e ortopedisë-traumatologjisë, ai tha se do të japë mendimin se a qëndron prapa ekspertizës fillestare të hartuar në vitin 2015, lidhur me natyrën e lëndimeve të paditësit të shkaktuara më 14 janar 2012, duke përfshirë dhimbjet fizike dhe intensitetin e tyre.
I njëjti shtoi se meqenëse paditësi nuk është fizikisht në Kosovë, për shkak të rrethanave të prezantuara nga përfaqësusi i tij, gjykata do të tentojë që ekspertët të bëjnë ekzaminimin përmes video-linkut.

Në seancën e së martës nuk ka prezantuar askush nga të paditurat, të cilat përfaqësohen nga avokatura shtetërore.

Sipas gjykatësi Kadolli, përfaqësuesja e tyre ka qenë e ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar.

Seanca e radhës do të mbahet pas pranimit të plotësimit të ekspertizave mjekësore.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë në vitin 2015 kishte nxjerrë aktgjykim me të cilin kishte aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditësit, duke e obliguar të paditurën që në emër të kompensimit të paditësit për lëndimin e pësuar në vendin e punës më 14 janar 2012 të ia kompensojë shumën e përgjithshme prej 12 mijë euro, me kamatë vjetore ligjore prej 3.5%, duke filluar nga data 21 shtator 2015 e deri në pagesën e plotë, si dhe shpenzimet e procedurës në lartësi prej 1 mijë e 343 euro, ndërsa pjesa tjerër e kërkesëpadisë ishte refuzuar si e pabazuar.

Këtë aktgjykim e kishte prishur Gjykata e Apelit më 11 nëntor 2020 duke e kthyer lëndën në rigjykim dhe vendosje në shkallë të parë, me arsyetimin se aktgjykimi i atakuar është marrë si rezultat e shkeljeve procedurale nga neni 181.1 (a), dhe nenit 160 të LPK-së, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të gjendjes materiale.

Sipas padisë së ushtruar më 14 maj 2012 në ish-Gjykatën Komunale në Prishtinë, paditësi Vedat Xhymshiti ka këkruar nga e paditura Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës, kompensimin e dëmit material dhe jomaterial në vlerë prej 206 mijë e 500 euro.

Në padi thuhet se paditësi që nga viti 1997 ka filluar punën si fotograf, në vitin 2006 ka filluar si fotoreporter, ndërsa si gazetar ka filluar në vitin 2007.
Bazuar në padi, më 14 janar 2012 paditësi ishte duke xhiruar protestat e organizuara nga lëvizja “Vetëvendosje” në vendin e quajtur Dheu i Bardhë, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi, përkatësisht në rajonin e Gjilanit, i njëjti ishte shtyrë me forcë nga një toger i policisë së Kosovës duke i kërkuar atij që të largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Tutje në padi, paditësi kishte vazhduar xhirimet pasi që i njëjti ishte i akredituar si fotoreporter dhe nuk ishte paralajmeruar për kurrfarë kufizimesh dhe derisa ishte duke xhiruar, polici Faruk Ibrahimi e ka goditur në kokë me bërryl, duke e lënë të njëjtin pa ndjenja përafërsisht 20 minuta pa i kërkuar që të largohet.

Si rezultat i këtij sulmi, tani paditësi kishte pësuar lëndime trupore, frikë të intesitetit të lartë, të mesëm, posaçërisht të lartë dhe pasoja fizike afatgjata.

Sipas padisë, paditësi Xhymshiti, padinë e tij e ka bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Ligjin për Policinë, Ligji për Administratën Shtetërore, Ligjin për Procedurë Kntestimmore dhe Ligji mbi Gjykatat e Rregullta.
Mbi këtë bazë ai po kërkon nga gjykata që të detyrohen të paditurat qe atij t’ia kompensojnë dëmin material dhe jomaterial si dhe shpenzimet e procedurës kontestimore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit