7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gazetari ukrainas provokon Halimin,”përveç Kosovës, ju keni edhe shtetësi serbe” – ja përgjigja e tij

Rekomandime

Portieri i klubit ukrainas, Betim Halimi ka folur për “Bfootball” rreth aventurës në Kombëtaren e Kosovës

- Advertisement -

Halimi tha se është i gatshëm për secilën sfidën nëse Challandesi vendos ta inkuadrojë atë në lojë.

“Sapo kam pranuar ftesën e kam llogaritur presionin. Unë jam një luftëtar, nuk kam frikë. Dëshira ime është për të luajtur me ekipe të forta. Nëse trajneri më jep mundësinë, më besoni, nuk do ta zhgënjejë”, ka thënë Halimi.

Gazetari ukrainas e provokoi portierin e Olimpik Donetskit, duke e pyetur: “Përveç Kosovës, ju keni edhe shtetësi serbe. Shpjegoni këtë ju lutëm?

- Advertisement -

“Jo, jo unë kam vetëm pasaportë shqiptare dhe të Kosovës. Njerëzit në Ukrainë mendojnë se Kosova dhe Serbia janë së bashku, por kjo nuk është e vërtetë, ne jemi një shtet sovran dhe i pavarur”, vazhdoi ylli nga Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit