7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gazetarja amerikane: Mezi pres të shoh videon Hoti-Vuçiq duke u përqafuar dhe puthur

Rekomandime

Gazetarja amerikane që mbulon Ballkanin, Valerie Hopknis, ka reaguar pas deklaratave të djeshme të presidentit amerikan, Donald Trump, se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë përqafuar dhe puthur brenda Shtëpisë së Bardhë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik.

Hopkins ka pyetur se pse askush nuk po e shfaq atë video me arsyetimin se mezi pret të shoh një skenë të tillë për të cilën flet Trump.

- Advertisement -

“Pse askush nuk e tregon videon ku presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti përqafohen dhe puthen në Zyrën Ovale. Me padurim po e pres këtë pamje”, ka shkruar ajo.

Presidenti amerikan Trump gjatë fushatës së tij në Nebraska ka thënë se ka ndalur konfliktin 400 vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Hoti e Vuçiq janë përqafuar e puthur brenda Zyrës Ovale.

Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, a doni ta dini, por ata kanë qenë duke luftuar për një kohë të gjatë.

- Advertisement -

Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Krejt papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar e duke u puthur, ishte e lehtë”, ka thënë në fund Trump.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit