1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gazetarja izraelite shpërndan fotografitë që ia dërguan nga Kosova pas njohjes së Izraelit

Rekomandime

Gazetarja izraelite Lital Shemsh, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shpërndarë disa fotografi që ia dërguan nga Kosova duke festuar njohjen e shtetit te Izraelit për Kosovën.

- Advertisement -

Korrespondentja Shemesh ka thënë se këto janë disa fotografi që i janë dërguar nga Kosova.

Kosova dhe Serbia sot gjatë ditës kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike në Shtëpinë e Bardhë. E pjesë e marrëveshjes, si “shpërblim” nga Trump, ka qenë edhe njohja e shtetit të Izraelit për Kosovën.

Shumë shpejt Kosova do të hapë ambasadë në kryeqytetin e Izraelit – Jerusalem.

- Advertisement -

Marrëveshja e nënshkruar nga Hoti dhe Vuçiq përbëhet nga 16 pika.

Gjithashtu marrëveshja, e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, parasheh, ndër të tjera, edhe anëtarësimin e dy shteteve në “zonën e mini-Shengenit”.

- Advertisement -

“Të dyja palët do t’i bashkohen ‘zonës së mini-Shengenit’, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në nëntorin e vitit 2019, dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet prej saj”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Pikë tjetër e marrëveshjes është edhe pajtimi për ndalimin e pajisjeve dhe internetit 5G.

Gjithashtu, Kosova dhe Serbia u pajtuan edhe për përdorimin e përbashkët të Ujmanit.

Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se është bërë një hap i madh tjetër drejt normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa Netanyahu thotë se pas njohjes së Izraelit, Kosova do të jetë shteti i parë mysliman në botë që do të hapë ambasadë në Jerusalem.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit