13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ky është gazetari që Vjosa Osmani i shkroi se Agim Veliu Veliu është i rrezikshëm e burrecat e LDK’së po donë ta eleminojnë!

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme portali kontravers ‘Indeksonline’ ka raportuar për deklaratën e kandidates së LDK-së për kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani lidhur me figurat e lartë të kësaj partie, Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

- Advertisement -

Biesda të cilën Osmani kishte zhvilluar në rrjetin social Facebook ishte në mes saj dhe një gazetari në atë kohë, por i cili tashmë nuk është pjesë e RTK-së.

Është vetë Mentor Llugaliu ish-gazetar në RTK i cili ka pohuar publikisht se biseda ishte realizuar në mes tij dhe Osmanit.

Edhe pse u spekulua mjaft shumë për autencitetin e video-s, Llugaliu ka pohuar se biseda është e vërtet dhe u zhvillua në vitin 2017. Madje ai shtoi se është në gjendje që të vërtetoj autencitetin e v video-ve dhe fotografive në fjalë, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Në videon në fjalë, Osmani kishte kritikuar dhe ofenduar rëndë figurat e LDK-së, madje duke thënë se të njëjtit janë burreca, analfabeta, idiot dhe debilla.

Reagimi i plotë i Llugaliut:

- Advertisement -

Sot portali Indeksonline ka publikur një video dhe disa foto nga një bisedë në messenger në mes kandidatës për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, dhe një gazetari. U spekulua shumë për autenticitetin e videos, dhe për identitetin e gazetarit.

Edhe pse tash nuk jam gazetar, personi me të cilin Vjosa zhvillon biseden jam UNË. Biseda është e vërtetë dhe është zhvilluar në vitin 2017. Kush don dhe kur don ia vërtetoj autenticitetin e videove dhe fotografive në fjalë. Pra, gjithçka është e vërtetë dhe mund të dëshmohet.

Arsyeja e publikimit të kësaj video është krejtësisht në shërbim të interesit të përgjithshëm të qytetarëve, informimit, njohjes më të mirë të politikanëve nga ana e votuesëve dhe ndëshkimit të politikanëve hipokrit e mashtrues. Derisa Vjosa Osmani si njëra ndër të paktat politikane që kemi shpresuar në të, në biseda private deklaron se “Agim analfabetit ja kane be diplomen brenda natës dhe ai debill është një idiot i rrezikshëm” , “Luta e Agimi po done me me eliminu krejt” dhe “Kemi be lufte te madhe neper dege per me kerku largimin e Ises”, ndërsa tash si kandidate për postin e dytë më të lartë në shtet Agimin, Luten e Isen na i prezenton si heronj të kauzës për shtet të drejtë dhe ligjor, atëhere shtrohet pyetja, cila është Vjosa e vërtetë, ajo e bisedave private apo kjo e deklarimeve publike?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit