15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ky është mesazhi prekës i Ramush Haradinajt për nipin që u shua tragjikisht

Rekomandime

Kandidati i AKK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vdekjen e nipit të tij, Shqipdonit, djalit të dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj.

Haradinaj ka bërë një mesazh prekës, ndërsa ka publikuar dhe një foto të Shqipdonit.

“Sot, ndoshta do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana ndoshta do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe. Ti nuk je në mesin tonë. E në këtë përvjetor të amshimit tënd, e kujtojmë atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmiu, të një engjulli. Qoft i përjetshëm kujtimi për ty Shqipdon Haradinaj!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

- Advertisement -

Shqipdoni kishte humbur jetën tragjikisht pikërisht më 2 tetor të vitit 2007 pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi.

Ai u varros më 4 tetor të 2007-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit