11.2 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Gazetarja kineze po përballet me burg pasi raportoi për shpërthimin e coronavirusit në Wuhan

Rekomandime

Një gazetare nga Kina që mbuloi shpërthimin e coronavirusit në Wuhan, po përballet me pesë vite burg, bazuar në dokumentet e lëshuara së fundmi.

Sipas BBC Zhang Zhan, një ish-avokate 37-vjeçare, është mbajtur në paraburgim që kur u arrestua në muajin maj.

- Advertisement -

Ajo akuzohet për “shkaktimin e mospajtimeve dhe provokimin e telasheve” – një akuzë e përdorur shpesh kundër aktivistëve në Kinë.

Zhang nuk është gazetarja e parë qytetare që ka hasur telashe për raportimin e shpërthimin e virusit në Wuhan.

Të paktën tre gazetarë u zhdukën në muajin shkurt.

- Advertisement -

Njëri prej tyre ishte Li Zehua, i cili u rishfaq në prill duke thënë se kishte qenë në karantinë.

Më vonë doli se i dyti, Chen Qiushi, ishte vendosur nën mbikëqyrjen e qeverisë, derisa vendndodhja e gazetarit të tretë, Fang Bin, është ende e panjohur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit