10.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Gazetarja thotë se babait të saj ia dhanë vaksinën AstraZeneca në vend të Pfizer, sqarohet Ministria e Shëndetësisë

Rekomandime

Gazetarja Ardiana Thaçi ka shkruar në Facebook se babai i saj është vaksinuar para katër ditësh. Por, ajo thotë se në vend të vaksinës Pfizer, në kartelën e vaksinimit shkruan se babait i saj ka marrë vaksinën AstraZeneca. Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar këtë rast për Gazetën Express

Thaçi ka shkruar se babai i saj u vaksinua më 6 maj, ndërkaq në kartelën e vaksinimit, figuron emri i vaksinës AstraZeneca në vend të asaj Pfizer.

- Advertisement -

Kjo pasi dozat e vaksinës AstraZeneca janë harxhuar para datës 6 maj.

“…Me tha edhe që kishte shku në qendrën e vaksinimit, por i kishin thënë që janë harxhu vaksinat dhe se shumë shpejt vinë të tjerat. Nejse, për mos me e zgjatë shumë, vaksinat erdhen kontigjenti prej 5 mijë copash të firmës Pfizer-BioNTech. E thirrin babën, i lumtur sa më s’ka, shkon edhe e merr vaksinën. Ama, unë u befasova kur e pashë që ai e kishte marrë vaksinen ASTRA-ZENECA e jo Pfizer. Tash ka dolën e si ‘pollën’ këto AstraZeneca-t, unë se di!!!”ka shkruar Thaçi në Facebook.

Por, nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se bëhet fjalë për një gabim teknik.

- Advertisement -

Zëdhënësi i MSh’së, Faik Hoti, tha për Express se gabimi ka ndodhur gjatë plotësimit të të dhënave në kartelën e vaksinimit.

“Pas marrjes së informacioneve shtesë për rastin konkret, konfirmohet se bëhet fjalë vetëm për një gabim teknik gjatë plotësimit të të dhënave në kartelën e vaksinimit në rastin konkret, diçka që rregullohet, sepse në librin fizik të protokollit të vaksinimit çdo gjë është e verifikuar”, ka deklaruar Hoti.

- Advertisement -

Hoti po ashtu tha se në ndonjë komunë ka pasur doza të pa harxhuara të vaksinës AstraZeneca, pasi vaksinimi është bërë sipas planit të imunizimit.

“Në vazhdimësi ne kemi njoftuar se janë shpenzuar pothuajse shumica e dozave, dhe kemi përmendur faktin se në nonjë komunë aty-këtu ka pasur ende doza të paadministruara për shkak se janë vaksinuar popullata e kategorisë sipas planit. Në kontingjentin e parë, ka pasur raste kur një flakon ka pasur më shumë se 10 doza se ka qenë e pritur, prandaj edhe numri i dozave është më shumë se 24 mijë”, ka deklaruar Hoti për Express.

Ndryshe, dozat e para të vaksinave në Kosovë kanë ardhur më 28 mars. Ishin 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat erdhën si ndihmë për vendin tonë.

Kontigjenti i dytë me 4 mijë e 640 vaksina të kompanisë Pfizer kanë ardhur javën që lamë pas, ndërkaq këtë të mërkurë pritet të arrijnë edhe 38 mijë e 400 vaksina nga aleanca COVAX.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit