1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gazmend Muhaxheri kërcënohet nga dy persona

Rekomandime

Kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është kërcënuar, përmes Facebook-ut, nga dy persona, dy ditë më parë.

Nga dy profile të ndryshme, përmes mesazheve në Facebook dy persona kanë kërcënuar Muhaxherin dhe familjen e tij.

- Advertisement -

Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se kreu i Pejës është kërcënuar me datë 14 nëntor.

Po, është kërcënuar me datë 14 nëntor përmes rrjeteve sociale.

- Advertisement -

Me rastin janë duke u marrë hetuesit rajonalë”, ka thënë Gashi.

Ai shton se tashmë janë verifikuar dy profile nga ku janë dërguar mesazhet kërcënuese. Deri më tani policia nuk e ka ndaluar asnjë person të dyshuar.

- Advertisement -

Dy profile janë duke i verifikuar pasi kanë dërguar dy mesazhe, rastin e ka raportuar dje. Nuk është ndalur ende asnjë person”, tha ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit