6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Gazmend Muhaxheri: T’ia japim besimin Lumir Abdixhikut, atë po e kërkon masa

Rekomandime

Kryetari i degës së LDK’së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, njëherësh edhe kryetar i kësaj komune, ka thënë se do ta mbështesë Anëtarin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikun, në zgjedhjet e brendshme të 14 marsit.

Muhaxheri ka thënë se mbështetje që ia ofron atij vjen si rrjedhojë e dëgjimit të zërit të elektoratit të LDK’së, teksa beson në zgjedhje demokratike të Kuvendit që do mbahet.

- Advertisement -

“Unë gjithmonë kam qenë që LDK të dëgjojë elektoratin, tani jam për t’i dhënë besimin Lumir Abdixhikut sepse atë po e kërkon edhe masa. Mirëpo do ta shihni në Kuvend se kush do të triumfojë, ne do të kemi Kuvend demokratik dhe kushdo që vjen nga këta emra do të sjellë ndryshimin e nevojshëm”, deklaroi Muhaxheri për syri.net.

Zgjedhjet për postin e kryetarit të LDK’së do të mbahen nesër, më datën 14 mars. Kandidatë nga kjo parti janë deklaruar të jenë Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

355 delegatë nga 38 degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të vendosin se kush do të udhëheq me këtë parti për dy vitet e ardhshme.

- Advertisement -

Si pasojë e rezultatit të dobët të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit, kreu në largim i kësaj partie, Isa Mustafa, vendosi që të jep dorëheqje nga pozita, teksa thirri zgjedhjet përbrenda partisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit