3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gazmend Muhaxheri tregon arsyet pse Agim Veliu nuk është pjesë e kryesisë së LDK-së

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për ndryshimet që janë bërë në kryesinë e re të kësaj partie dhe arsyet pse Agim Veliu nuk është pjesë e kryesisë së re të LDK-së.

Ai thotë se Agim Veliu ishte njëri ndër më të sulmuarit në kryesinë e kaluar, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Është në tagrin e kryetarit të ri, për me kriju një përshtypje tjetër për veten e tij dhe për kryesinë e re. Dmth si më të sulmuarit në kryesinë e kalume përvec zotit Mustafa është edhe ministri i Punëve të Brendshme dhe kryetari i LDK-së në Podujevë. Tash në ndryshimet që janë bërë, është ndryshu një mekanizëm i vendimarrjes dhe vota ka qenë në këtë drejtimin tjetër”, ka thënë Muhaxheri.

Anipse Muhaxheri është zgjedhur përsëri nënkryetar i LDK-së, ai thotë se nuk ka dashur që të jetë pjesë e kryesisë së re.

“Unë jom njëri prej anëtarëve të kryesisë që nuk kam pas qef me u zgjedh,. Unë skam dasht mos me u zgjedh më as anëtar i kryesisë. Mua më janë kapur për një fjalë, për të cilën unë kryetarit Mustafa i kam thënë ‘Ata që lypin me u zgjedh mos i zgjedh, e ata që i cakton ti, duhet me u bo’”, thotë Muhaxheri.

- Advertisement -

Ai shton se Agim Veliu i ka krijuar një momentum negativ partisë, duke menduar vetëm për vete.

“Kjo i bjen mos i cakto njerëzit që lypin me kon në kryesi e ministra, edhe të imponohen qysh janë imponu do ministra se nuk u bo e ke dëmtu partinë. Pikërisht imponimi i zotit Veliu, me gjithë atë energji negative për me qenë në dy ministritë, i ka bë dëm të madh partisë. Ai është imponu për me qenë ministër i punëve të brendshme dhe një kryetar komune e ka lëshu komunen na ka jep atë energjinë negative e kemi hup Podujevën.

- Advertisement -

Ju ka hjek vrejtja prej meje, që mos krijo kësi momentum se është momentum i keq për partinë edhe për krejt. Ai mas pasi e ka hup Podujevën pastaj edhe këto tjerat. Qekjo është ai momentum negativ që t’i ja krijonë partisë, duke mendu vetëm për veti”, thotë Muhaxheri në Debat Plus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit