5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gazsjellësi Nord Stream II shkarkon të gjithë punëtorët në Zvicër

Rekomandime

Njoftohet se gazsjellësi gjermano-rus Nord Stream II ka shkarkuar të gjithë punëtorët e saj në Zvicër.

Siç raportojnë mediet zvicerane, ky veprim është ndërmarr pak minuta përpara se të fillojë seanca e Parlamentit shtetëror në Schwerin.

- Advertisement -

Operatori i gazsjellësit është i vendosur në kantonin zviceran të Zug për arsye tatimore.

Nord Stream II është një tubacion – në vlerë prej 11 miliardë dollarësh – i projektuar për dërgimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani, nëpërmjet Detit Baltik.

Projekti ka shumë kritikë, të cilët thonë se ai do ta rriste varësinë e BE-së nga gazi rus, ndërkohë që do ta privonte Ukrainën nga tarifat jetike të tranzitit, që merr nga tubacionet ekzistuese në territorin e saj.

- Advertisement -

Pas lëvizjeve të fundit të Kremlinit kundër Ukrainës, kancelari gjerman Olaf Scholz, ka njoftuar se Berlini ka pezulluar certifikimin e gazsjellësit.

Kujtojmë se shteti i Zvicrës ka njoftuar për sanksione ndaj Rusisë.

- Advertisement -

Të hënën presidenti federal zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se sanksionet e Zvicrës do të jenë në përputhje me ato të miratuara tashmë nga Bashkimi Evropian.

Zvicra do të ngrijë asetet e ‘personave të listuar’ dhe gjithashtu do të sjellë në fuqi një ndalim hyrjeje për ata që theksohen nga paketa e sanksioneve të BE-së, sipas Presidentit Federal Zviceran.

Cassis tha se Zvicra po mbyllte hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet nga Rusia, përfshirë avionët privatë, me përjashtim të fluturimeve humanitare, fluturimeve të kërkimit dhe situatave emergjente.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit