Gecaj i LDK-së: Vjosa mund t’i mashtroi vetëm vajzat e saj binjake

0
118

Kur e përfundoi seancën e djeshme, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, i ngriti lartë dy gishta, simbol i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, më pas ajo kishte bërë edhe një fotografi me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndaj kësaj ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.

Ai ka thënë se tanimë Vjosa me ata dy gishta mund t’i mashtroi vetëm vajzat e saj binjake.

“Me ata dy gishta Vjosa tanimë mund të mashtroi vetëm vajzat e saj binjake!”, ka shkruar Gecaj në rrjetin social Facebook.