-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Geci e akuzon Thaçin se është “stërnip i Danilloviqit” dhe për vrasje tjera

Rekomandime

Vëllai i Gani Gecit, Halil Geci, ka bërë një mal me akuza të rënda në drejtim të Hashim Thaçit duke e akuzuar mes tjerash edhe për një vrasje tjetër dhe për lidhje familjare me një pop të quajtur Radisllav Danilloviq.

“Hashim Aga ku ma ke ushtrinë…!” – është titulli që z. Geci i ka vënë këtij shkrimi.

- Advertisement -

Aty ai akuzon Thaçin se ka vrarë Bejadin Hallaqin “e të tjerë” dhe po ashtu se është “stërnip” i një popi serb me emrin Radisllav Danilloviq.

“Po të njëjtën kronologji të vrasjeve mbi familjen tonë në luftën e fundit e vazhdoi me përkushtim polari i Brojës, nipi i Radisllav Danilloviqit, duke na etiketuar si tradhtarë e duke bërë atentat mbi vëllain tonë, Ganiun…” – shkruan tutje z. Geci në postimin e tij të gjatë në Facebook.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook edhe një pjesë të Aktakuzës së Përditësuar që është përkthyer nga Nacionale por duke i dhënë pretendime të tjera.

- Advertisement -

“Kjo po del se pos që donin ta vrisnin Ganiun dhe të na shkatërrojnë neve, ata tentuan t’ia vrasin djalin Rilindin duke e goditur me snajperkë në ballkonin e tij të banesës, por zoti e shpëton…” – shton ai.

Në fakt, lexoni më poshtë se çka thuhet:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit