8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nagavci i del krahë Vjosa Osmanit: Koha e Agim Veliut në politikë ka përfunduar

Rekomandime

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, i ka reguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, pas deklaratës së këtij të fundit në adresë të Kryetares ë Kuvendit, njëherit U.D së Presidentës, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Nagavci ka thënë se kjo deklaratë është sa e papranueshme, aq edhe e dëmshme, transmeton IndeksOnline.

Ajo tutje shton se “Koha e Agim Veliut në politikë ka përfunduar, mesazhin ia dhanë qytetarët e Podujevë së fundmi, por është koha që të përfundojë edhe mendësia patriarkale dhe të qenurit e të tillëve në pozita vendimarrëse”.

Ky është postimi i plotë i saj:

- Advertisement -

Deklarata e sotme e zv.kryetarit të LDK, ministrit aktual e ish ministrit të arsimit nga LDK, zt. Agim Veliu në lidhje me dukjen e u.d të Presisdentes, zn. Vjosa Osmani është sa e papranueshme aq dhe e dëmshme.

Edhe pse kjo deklaratë në fakt flet për vet zt. Veliu, për mënyrën e tij të të menduarit, po aq flet edhe për atë se si fateqësisht numër i konsiderueshëm i burrave, qofshin ata edhe përfaqësues politik e me funksione të larta, i zhvillojnë betejat politike ndaj kundërshtarëve, e sidomos ndaj grave. Në mënyrën më të lehtë, të pahijshme e denigruese.

- Advertisement -

Zt. Veliu, nënkryetari i LDK-së i është drejtuar zn. Osmani, ish partiakes së tij, por njëkohësisht ky është një mesazh për ata e sidomos për ato që mendojnë ndryshe, e që veprojnë në bazë të bindjeve të tyre. Pra nuk përballin të vërtetën me argumente, por zgjedhin që me deklarata poshtëruese të frikësojnë gratë që mendojnë e veprojnë me kokën e tyre.

Ajo çfarë kemi nevojë është të inkurajojmë gratë e vajzat të merren me politike dhe gjithë çfarë ato dëshirojnë, t’i mbështesim e së paku të ofrojmë mundësi të barabarta. Koha e Agim Veliut në politikë ka përfunduar, mesazhin ia dhanë qytetarët e Podujevë së fundmi, por është koha që të përfundojë edhe mendësia patriarkale dhe të qenurit e të tillëve në pozita vendimarrëse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit