0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Geci ‘godet’ Thaçin për Gjykatën Speciale: Gjarpri i Brojës për shokët e tij

Rekomandime

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci përmes një shkrimi të gjatë ka folu për Gjykatën Speciale, për pritjen e arrestimeve nga kjo Gjykatë për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për Hashim Thaçin e “babën” Amerikë.

Geci thotë se Gjykata Speciale po flitet se është formuar për “gjarprin” e Brojës, siç shkruan ai, duke aluduar në presidentin Hashim Thaçi, që pastaj shton se është kthyer në hardhucë me raportin e Dick Martyt.

- Advertisement -

Ai thotë tutje se, tash këta udhëheqësit e luftës janë detyruar që para “babës Amerikë” t’i zhveshin pantallonat dhe pizhamet e të mbesin lakuriq.

Më poshtë, postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Kush fillon me kokë dragoi përfundon me bisht hardhuce.

- Advertisement -

A po vjen dita e gjykimit për botën e krimit!

Derisa po bisedohet për kualicionet e mundshme të partive për qeverisjesjen e ardhshme, flitet se po pregaditen arrestime të ish udheheqsve të UQK-s.

- Advertisement -

Flasin vetë ata që e kan formuar këtë gjykat me punet e tyre dhe me doren e tyre e kan votuar në parlament!

Duke i lexuar deklaratat e disa “trimave”të luftës si dhe avokatëve të tyre,po them me vete,a është e mundur ta arrestojn vetëveten për akuza të rënda vrasjen e shqiptarve, dhe si është e mundur ta dergonin vetëveten në burgun famkeq në Hagë te kungji i Hitlerit.

S’kan fajë të mjerët se kështu Amerika ua ka bërë gjithmonë kundershtarve të vetë.

Disa nga kundershtaret te pa ndegjushem edhe i ka vrarë.

Si duket Amerika e ka kuptuar se dikushë i ka përgaditur këta fëmiasha duke i shëndrruar në mercenarë vendorë!

Atëhere si është e mundur të jenë kaq të ligë,komandantat që ta spijunojn njëri tjetrin,për krime të pa “bëra”.!

Flitet se gjykata speciale u formua për gjarperin e Brojes.

I konventuar në hardhuc nga Dik Marti i “Martinajve të Malesis”!

Si duket gjarperi ka kënduar bukur gjykates në veshë, për shokët e tij, me të cilet ishte i pa ndashem.

Kjo shihet kush ishin këta komandantet e ….! Dhe në dorë të kujt ishte Kosova….!?

Këtu vjen dyshimi nga kush dhe ndorë të kujt jan pregaditur këta kuadra femishë ,dhe kush dreqi e dinë se kush i shtyri të bëhen kriminel….!?

Të vrasin shqiptar për llogari të Serbisë.

Të avansohen në politikë!

Të vjedhin e plaqkisin në emër të gjakut të derdhur për liri!

Dhe më në fund të burgosin vetëveten,pa pasur mundësi te kerkojnë arsytime!

Kjo po më duket si punë e fëmive të lazdruar të rritur në familjeve të mëdha patriakale.

Unë e kam perjetuar këte lloj fëmijrie.

Kurë u lazdroheshim dhe nuk mësonim në shkollë ziheshim në fusha duke i ruajtur gjanë(bagetin) babai na i grumbullonte fajet për të bëmet tona dhe së fundi vinte koha e llogaris.

Babai vinte i qetë në shtëpi dhe na rreshtonte, një nga një, dhe na i numronte rend me rend gabimet tona, na thonte cili nga ju jeni zënë me filan djalin e filanit, cili nga ju jeni ikur nga ora e mësimit ,apo cili nga ju i ka lënë lopet në damë të filanë kojshis, Babai thoshte unë e di ,por më mirë tregoni ju vet për ndryshe do hani dajak të gjithë.

Nga frika fillonim te tregojm për njëri tjetrin.

Fajtoret na nxirrte nga shtëpia dhe na detyronte te shkojm në oborr aty ku mbanim drut, na detyronte ti zgjedhim shkopinjët si per veten, pastaj na duhej ta prisnim te drutë në errësir derisa hante darken dhe pinte qaj rusi, ati nuk i ngutej.

Kur e përfundonte treqillakun vinte te drutë dhe na gjente neve fajtoret me shkopinjë në dorë, duke e pritur rrahjen e sigurt, me ikë nuk kemi guxuar kurrë, pastaj kur vinte babai te drutë na thoshte ,mbasi që ju po lazdroheni dhe spo mësoni spo ndegjon baban zhveshni pantollat që unë ua kam blerë dhe lej mbi cungë, edhe Xhaketat zhveshni se edhe ato ua kam blerë unë, edhe pixhamat zhveshni se edhe ato ua kam blerë unë.

Kur mbeteshim cullak me shkopinjët që vet e zgjidhnim për bythen tonë na rrahte deri sa na e bënte prapanicen zi si korbi.

Kur na rrahte mirë ishim te detyruar ti marrim rrobat dhe te shkojmë në shtëpi qe ti tregojmë prapanicën fëmijëve të tjerë, se ai që se ndegjon baban dhe lazdrohet i ndodh kjo.

Dhe ne kur e shihnim bythen zi si korbi prej shkopit që vet i kishim zgjedhur brohorisnim te gjithë njëzëshi “avvvkukuuu kurr më”.

Kështu ka ndodhur me fmijaqet e luftes dhe politikes që e kan vjedhur e vrarë Kosovën qe 20 vite rresht.

Tashë jan të detyruar që para “BABAS AMERIKË” ti zhveshin pantollat dhe pixhamet e të mbesin lakuriq me punet e tyre të ndyra që vetë i kan kryer .

Mos u merzitni komandanta se ….! Kjo nuk është asgjë me atë qka ju pret e ardhmja!

Ishalla nuk kthehen ti marrin gjaqet atyre që ua keni vrarë të afermit ,nese i keni vrarë! Se keni mi harruar specialen,kur tju kerset pushka në lule te ballit nga familjaret e të vërarve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit