11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Geci: Thaçi ia la Selimit fajin për komunikatën 59, kur më takoi m’qiti jashtë e m’tha Rexhepi e ka shkru

Rekomandime

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se Hashim Thaçi ia ka lënë fajin Rexhep Selimit për komunikatën 59, ku familja e Gani Gecit përmes atij shkrimi ishte shpallur si njerëz të Serbisë.

- Advertisement -

Geci thotë se herën e fundit kur është takuar me Thaçin, i ka thënë se komunikatën e ka shkruar Rexhep Selimi, për të cilin thotë se asnjëherë nuk ka pasur kontakt me të.

“Hashimi e ka mohu në televizion që nuk e ka shkruar komunikatën. Hashimi u mundu me ja lon Rexhep Selimit dhe herën e fundit kur jena taku m’ka qit jashtë e ma bojke Rexhep Selimi. Unë me Rexhepin nuk kam pasur kurrë kontakt. Ai e ka mbajt njëfarë distance gjatë gjithë kohës. Kohëve të fundit kemi pasur kontakte me Rexhepin përmes një shokut”, tha Geci.

Komunikata numër 59, e botuar më 31 tetor 1998 në gazetën “Bota e Re“, të cilën, asokohe, e redaktonte i biri i njërit prej agjentëve më të rrezikshëm të KOS-it (Shërbimi sekret ushtarak serb) në komunën e Istogut, demonizonte Gani Gecin, duke e shpallur atë dhe familjen e tij si njerëz të Serbisë, ndërsa Ganiun edhe si bashkëpjesëmarrës në ekspeditat ndëshkimore të policisë serbe kundër shqiptarëve. Ishte ky një kafshim i pabesë prej gjarpëri që i hapte rrugën një lufte vëllavrasëse në orët më të liga të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit