25.6 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Kurti futet në garën e Llapit, thotë se aderuan 12 profesionistë

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti synon fitore në qytetin e Podujevës në zgjedhjet e 29 nëntorit.

- Advertisement -

Përmes një postimi, Kurti ka treguar se sot degës së Podujevës janë bërë 12 aderime të reja.

Kështu, ai është përfshirë në garën e Llapit, ku VV-ja garon “kokë më kokë” me LDK-në e cila historikisht qeveris me këtë komunë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Ndyshimi i madh i 6 tetorit 2019 merr kuptim shtesë dhe tjetër me fitoren e madhe në komunën e Besianës më 29 nëntor 2020. Ndryshimi para se të jetë veprim është frymë e besim. Për këtë arsye dhe me këtë qëllim, sot Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë iu bashkuan qytetarë e profesionistë të Besianës plot vullnet e gjithë përgatitje. Ata i mirëpritëm bashkë me kryetarin e Qendrës, Bajram Ajetin, kryetarin e ardhshëm të Besianës, profesorin e deputetin Shpejtim Bulliqi dhe ish ministren e qeverisjes sonë, Rozeta Hajdari.

Ata që na u bashkuan janë:

- Advertisement -

1. Maliq Vuqa, historian dhe ish mësimdhënës në shkollën fillore “Lagjja e Dëshmorëve”
2. Alush Jusufi, magjistër i Bujqësisë dhe Veterinarisë
3. Samire Hajdini, ekonomiste e diplomuar
4. Valbona Mustafa, e diplomuar në Integrime Evropiane
5. Genc Mahmuti, ekonomist i diplomuar
6. Përparim Tovërlani, inxhinier i Komunikacionit Rrugor
7. Shkurte Ibrahimi, magjistre e Bujqësisë
8. Fahrudin Mahmuti, ekonomist i diplomuar dhe ndërmarrës
9. Samed Rama, magjistër në Banka, Financa dhe Kontabilitet
10. Valdrin Qerimi, i diplomuar në drejtimin e Punëve Sociale
11. Përparim Ejupi, magjistër i Arkitekturës
12. Ragip Ejupi, inxhinier i Makinerisë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit