11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Genc Prelvukaj kapet me përkrahësit e VV’së

Rekomandime

Artisti kosovar, Genc Prelvukaj, i cili ka doktoruar në fushën e historisë dhe që është këshilltar i ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, u ka reaguar përkrahëseve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se profili në ‘facebook’ është personalisht i tij dhe jo i simpatizuesve të VV’së.

- Advertisement -

Prelvukaj ka thënë se nëse nuk janë mendimet në të njëjtën vijë, kjo nuk i bie që është mendim kundër VV’së dhe përkrahëve të saj, derisa shton se nëse dikush mendon ndryshe nuk do të thotë që është i kriminalizuar, i korruptuar apo s’është patriot.

“Per nje pjese te simpatizuesve te Vetevendosjes :

Ky eshte profili im dhe asesi i juaji. Shkruaj bazuar ne bindjet personale. Nese nuk perputhen me mendimet e juaja, nuk eshte se jam duke vepruar kunder jush. Ne jete ekziston argumenti, perdoreni gjate diskutimit. Ne rast se dikush nuk ndan te njejtin mendim me ju, nuk do te thote se eshte i kriminalizuar, i korruptuar dhe ka mungese patriotizmi”, ka shkruar Prelvukaj.

- Advertisement -

Mosdurimi gjate diskutimit shperfaq mungese edukate dhe shkollimi. Une nuk pretendoj qe mbaj monopolin e mendimeve te drejta dhe nuk duhet ta mendoni as ju. Mund te kem pikepamje te gabuara sikurse dhe ju. Per kete arsye ekziston debati dhe korigjimi permes argumentit. Ndersa ofendimet nuk zgjedhin asgje”, shton ai.

Prelvukaj thotë se është e pakuptueshme përpjekja e përkrahësve të VV’së për të përcaktuar dhunshëm profesionin e dikujt tjetër.

- Advertisement -

“Eshte e pakuptimte tendenca juaj te ma percaktoni dhunshem profesionin. Para se te versuleni me dhembe zhveshur, lexoni ne profil te une cili eshte profesioni dhe pergaditja. Ndryshe turperoheni me fjalen e pare. Poashtu e palogjikshme eshte te provoni te ma dhunoni te drejten qytetare per te shkruar mbi zhvillimet politike, kur tek e fundit e kam nje thirrje qe me jep te drejte”, potencon tutje.

“Kam edhe te njohur e te aferm ne radhet tuaja, te cilet ne momente te pakuptimta kane shfryre cinizem e ofendim ndaj mendimeve te mia. Nje pjese e tyre kane ndrruar bindje politike, por skam ndrruar une ndaj tyre dhe as qe do te ndryshoj ndonjehere. Ne asnje menyre nuk mund ta kthejne respektin tim me. Fjala vret me shume se sepata dhe ajo nuk harrohet”, ka thënë ai.“Ne fund, nese mendimi i kundert ju kalon ne neveri dhe ju shtyn drejt arrogances e sulmeve verbale, me falni por keni probleme. Kete situate une e trajtoj me nje bllokim ne rrjete sociale, por ju jeni ne probleme qe ua marrin frymen cdo dite. Keshtu nuk i beni dobi as formacionit tuaj politik.Shendet dhe mirupafshim”, ka përfunduar Prelvukaj

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit